English

Indi, vdesin 17 të sapolindur, sulm i inatosur i prindërve në spital

Kalkutë, 30 qershor 2011, NOA- Një spital i madh në Kalkutë është sulmuar gjatë ditës së sotme nga prindër dhe të afërm të inatosur, për vdekjen e 17 të sapolindurve të cilët ishin shtruar në dy ditët e fundit në këtë spital nga një sëmundje “misterioze”.

Një grup prej 300 personash mësynë para B.C. Roy Hospital për fëmijët, një strukturë e mirë organizuar e shëndetësisë në këtë vend e përbërë vetëm nga specialist të fushës.

Nervozizmi i familjarëve të foshnjave dhe revolta e tyre ka bllokuar trafikun për më shumë se një orë deri në ndërhyrjen e policisë e cila bëri shpërndarjen e manifestuesve.

Ndërkaq gjatë protestës disa mjekë ishin kërcënuar nga protestuesit të cilët kishin tentuar edhe ti godisnin.

a.y/NOA

KOMENTE