E enjte, 30 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u takua gjatë ditës së sotme me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja Klinton gjatë këtij takimi shprehu gëzimin e saj për zgjedhjen Jahjagës në postin e Presidentes së Kosovës.
Më tej Sekretarja Klinton i ofroi mbështetjen Presidentes Jahjaga dhe Kosovës në të gjitha proceset që ka vendi përpara.
Nga ana e saj Presidentja Jahjaga e falënderoi sekretaren e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe tha se roli i SHBA për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm në proceset e integrimeve evropiane.
Takimi mes tyre u zhvillua në Vilnius të Lituanisë ku sot paradite filloi punimet konferenca “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.
a.y/NOA