Prishtinë, 30 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi ka pritur sot në një takim lamtumire shefin e deritashëm të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, të cilin e ka falënderuar për punën e bërë në Kosovë dhe i ka uruar detyrën e re në të cilën është emëruar, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.
Më tej shefi në largim i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, e ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi për bashkëpunimin që ka pasur me Kuvendin e Kosovës dhe me të personalisht, si dhe është shprehur i bindur se bashkëpunimin do ta vazhdojë edhe nga posti i ri që ka marrë.
Ai e ka përgëzuar kreun e Kuvendit për punën e mirë që ka bërë legjislativi i vendit për miratimin e ligjeve. Ndërkaq, ka theksuar se edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, e vlerëson Kosovën si histori të suksesshme.
Kryeparlamentari Krasniqi ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë të Kuvendit me të gjitha institucionet ndërkombëtare në Kosovës dhe me parlamentet e vendeve të tjera, e në këtë mes edhe me Parlamentin e Italisë.
a.y/NOA