English

KQZ miraton tabelën për Këshillin, maxhoranca 1 këshilltar më shumë

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- (Update) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar pavarësisht kundërshtive të opozitës tabelën e ndarjen e mandateve të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Edhe ky votim ashtu si dhe të mëparshmit është bërë vetëm me 4 votat e maxhorancës dhe nën kundërshtinë e 3 votave të anëtarëve të komisionerëve socialist.

Nga kjo tabelë rezulton e koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 28 këshilltarë ndërsa “Aleanca për të Ardhmen”, ka marrë 27 të tillë.

Sakaq më herët përfaqësuesit ligjor të selisë rozë kanë pretenduar se në këtë tabelë nuk janë përfshirë ndryshimi i tabelave.

Ndërsa më tej u shtua ashtu si dhe në të gjitha mbledhjet e këtij komisioni se nuk ka pasur përputhje të numrit të fletëve të gjetura në kutitë e votimit me numrin e votuesve.

Vetëm pak ditë më parë KQZ shpalli edhe emrin e fituesit të Bashkisë së Tiranës, demokratin Lulzim Basha, i cili gjatë gjithë kohës ka ndeshur në kundërshtimin e socialistëve të cilët e ankimuam edhe këtë rezultat në Kolegjin Zgjedhor.

a.y/NOA

KOMENTE