Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës ku po shqyrtohet tabela e mandateve për Këshillin Bashkiak.
Nga ana e përfaqësuesve demokrat pretendohet se tabela e rezultateve është e rregullt për tu paraqitur për miratim.
Ky qëndrim u mbajt nga kreu i këtij komisioni Arben Ristani për tu vijuar më tej edhe nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti.
Sakaq nga ana e socialistëve dhe e përfaqësuesit ligjor Eridian Salianji u pretendua se materiali i paraqitur në komision nuk pasqyron ndryshimin e tabelave dhe se numri i votave të vlefshme dhe të pavlefshme nuk përputhen me numrin e fletëve të gjetura në kuti si dhe ka theksuar sërish se votat e gjetura në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve.
a.y/NOA