English

Mancini largon Sanchez nga City

Angli, 30 Qershor NOA - Sanchez nuk është më pjesë e planeve të Manchester City, që në krahun tjetër kërkon të mbajë Tevez dhe Balotelli.

Lajmi është konfirmuar nga vetë tekniku i kësaj skuadre Roberto Mancini, i cili ka qartësuar planin e merakos në skuadrën angleze.

“Kam folur me Sanchez – shpjegoi ai – ishte i disponueshëm për të ardhur tek City, por më pas u tërhoqëm ne dhe kjo pas ofertës së fundit që u bë në drejtim të kilenit. Ndër objektivet tona nuk kemi mbyllur marrëveshjen për asnjë dhe diçka e tillë do të bëhet në mënyrën më të mirë. Tevez është një lojtar i zoti, shpresoj dhe besoj se do të qëndroj”.

r.b/NOA

KOMENTE