English

Maqedoni, dorëhiqet ministri i jashtëm Milloshoski

Shkup, 30 qershor 2011 NOA- Shefi i deritanishëm i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi sot se tërhiqet nga detyra për arsye personale.

Milloshoski në një konferencë për gazetarët deklaroi se tërhiqet nga shkaku i arsyeve private dhe dëshirës për të kaluar kohën me familjen e tij. "Tërë kohën nëpër aeroporte, dhe shumë pak kohë në shtëpi", ishte arsyetimi i Milloshoskit.

Agjencia maqedonas e lajmeve INA raporton se Milloshoski mbetet deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe do të jetë kryetar i komisionit parlamentar për politikë të jashtme. Nga ana tjetër, në radhët e VMRO-DPMNE nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi i Milloshoskit në detyrën e ministrit të jashtëm.

a.q/NOA

KOMENTE