English

Maqedonia, Bullgaria, Shqipëria vendet me çmimet më të ulta në Europë

Shkup, 30 qershor 2011, NOA - Instituti europian i Statistikave “Eurostat” raporton se standardi më i lirë i jetesës në Europë është në Bullgari, duke radhitur më pas Maqedoninë, Serbinë e Shqipërinë.

Në raportin më të fundit mbi standardin e jetesës në vendet evropiane, por edhe në Ballkanin Perëndimor, gazeta e njohur ekonomike “Standard” vlerëson të dhënat për kushtet dhe standardet e lira, por edhe për standardet e shtrenjta të jetesës.

Sipas “Standard”, veshmbathjet në Bullgari janë 25 përqind më lirë se në vendet tjera të BE-së, ndërsa Danimarka dhe Zvicra vlerësohen si vendet më të shtrenjta për të jetuar dhe për kushtet e jetës.

“Bullgarët kanë çmime më të volitshme, qëndrime hotelierike, si dhe çmime më të volitshme nëpër restorante. Çmimi për një darkë në restorant dhe vendosje në hotel është më lirë për 55 përqind në krahasim me çdo vend tjetër europian”, shkruan “Standard”.

Sipas kësaj reviste, në rast se vendosni që të njëjtën gjë ta bëni në ndonjë nga vendet skandinave, atëherë duhet të posedoni 79 përqind më shumë mjete, se sa të nevojiten për ato kushte në Gjermani.

Megjithatë raporti vlerëson se Bullgaria është në fundin e listës së vendeve që kanë fuqi të ulët blerëse në Evropë.

“Standard” shkruan se kompiuteri personal dhe teknika e bardhë e materiale të tjera janë shumë më të mira se në vendet tjera.

Sa i përket Maqedonisë, thuhet se ky vend ka çmime të lira për ushqime, pagesën e rrugës, alkoolin si dhe ka çmim të ulët të benzinës.

INA/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi10:33 - 30 Qershor 2011
    Po eshte e vertet se ne keto shtete qe permenden shitet me lire se ne vendet e tjera te Europes , por eshte dhe e vertet se rroga mujore eshte shume me e pakte ne keto vende se ne shtet e tjera te Europes !. Po c'mimet e ulta jane mire per turist qe vin nga vendet e tjera se sa per ata qe banojn ne keto shtete c'mimi eshte shume i lart . Nje bravo pe Bullgarin them une qe mban vendin e pare per c'mimet e ulta edhe pse pagat i ka me te larta se shqipja e maqedonia.