English

Maturantët në sfidën e fundit, provimet me zgjedhje

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Sot, në ditën e fundit të qershorit afro 48 mijë maturantë në të gjithë vendin do të ballafaqojnë njohuritë e tyre në provimin e fundit të maturës shtetërore, provimin me zgjedhje.

Provimi me zgjedhje do të nisë në orën 10.00 dhe pritet të zgjasë katër orë.

Në provimin me zgjedhje maturantët do të testohen për dy lëndë sipas preferencave që kanë adresuar në formularin A1.

Çdo test përmban 20 pyetje, 10 me zhvillim dhe 10 me alternativë.

Autoritetet e MASH-it bëjnë me dije se “Nëse maturantët kanë kaluar në 2 provimet e detyruara dhe marrin notën 5 ose mbi 5 në provimin me zgjedhje do të përfitojnë për herë të parë diplomën e maturës".

Në rast të kundërt atyre do t’u duhet të presin një vit për marrjen e diplomës së maturës.

Maturantët shqiptarë u testuan dy javë më parë në provimin e Matematikës dhe më herët në atë të Letërsisë e Gjuhës Shqipe.

mit/NOA

KOMENTE