English

Meta takon nesër raporterët e KE

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta pritet që gjatë mëngjesit të ditës së nesërme të zhvillojë një takim me raporterët e Këshillit të Europës.

Burime zyrtare nga LSI, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve NOA, se kreu i LSI, Ilir Meta do të zhvilloj nesër një takim në orën 09:00 me bashkë-raporterët e Komisionit të Monitorimit të AP të KE-së, senatori çek Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco.

Mësohet gjithashtu se vizita e dy raporterëve në vendin tonë ka si qëllim opinionin fakt-mbledhës për situatën politike që po kalon vendi, çka mendohet të jetë edhe tema takimit të ditës së nesërme.

a.y/NOA

KOMENTE