English

Parashikimi i motit për 1 Korrik 2011

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA- Nesër, dita do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa do të ketë vranësira dhe shira të dobët në të gjithë zonën malore të Shqipërisë. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave dhe të shirave në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës parashikon shtim të vranësirave duke rrezikuar të gjithë territorin shqiptar nga shirat. Shira më të dendura do të bien përgjatë kufirit Lindor ndërsa me intensitet më të ulët do të jenë në pjesën tjetër të territorit. Në zonat bregdetare do të ketë fuqizim të erës dhe shkarkesa me rrufe. Gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen gradualisht nga i gjithë territori.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në vlerat e mëngjesit por në mesdite do të pësojnë një rënie të lehtë, kjo rënie do të jetë në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa

Nesër, gadishulli Skandinav dhe vendet Balltike do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese gjatë gjithë ditës. Reshje të dendura shiu do të bien në Varshavë dhe Finlandë të cilat do të shoqërohen me stuhi të forta ere. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë një pjesë e Europes juglindore, zona e Alpeve dhe gadishulli i Ballkanit, në këto rajone problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës sidomos në zonat bregdetare. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Varshava rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Ishujt Britanike rrezikojnë reshje shiu, shkarkesa me rrufe

- Finlanda rrezikon stuhi të forta ere, shira intensiv

a.y/NOA

KOMENTE