English

PS dorëzon në Kolegjin Zgjedhor ankesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve

Tiranë, 30 qershor 2011, NOA – Partia Socialiste sapo dorëzoi në Kolegjin Zgjedhor ankesë-padinë e re ku kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë për 284 qendra votimi dhe ripërsëritjen e tyre, si dhe hedhjen poshtë të vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulzim Bashës fitues me 93 vota.

Në këtë kërkesë-padi prej 61 faqesh sipas sekretarit ligjor socialist Fatmir Xhafaj, janë përfshirë të gjitha provat e mbledhura që faktojnë cënimin e integritetit të procesit zgjedhor, të kutive të votimit, si dhe të gjitha CD-të e regjistruara me këto prova.

Socialistët e argumentuan kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve me kutitë e dëmtuara të votimit, fletët e gjetura tepër numrit të votuesve në disa prej kutive, apo në disa syresh fletët mangut të gjetura gjatë hapjes së kutive në KQZ, si dhe mungesën e kodit të sigurisë që mbyll pjesën ku futet fleta e votimit.

Tashmë pritet që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë këtë kërkesë sipas afatit kushtetues.

Në rast se Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e PS-së atëherë kandidati demokrat Lulzim Basha i shpallur fitues me 93 vota më shumë se rivali socialist Edi Rama pritet të mandatohet në krye të bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme.

Por, në rast se Kolegji Zgjedhor pranon ankesën e PS-së për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 QV, atëherë Tirana pritet t’i rikthehet betejës për kryetarin e bashkisë, në muajin shtator.

mit/NOA

KOMENTE
  • Alban Memushi11:28 - 30 Qershor 2011
    Shiko nje gje fajin se kane vetem ata fajin e kemi te tere , fajin e ka shoqeria mentaliteti i nje populli . Nuk duhen pare vetem ata ne radhe te pare do pare vetja ne pasqyre ta pyesesh c'fare sakrifice ke ber per ket vend , do pare miku ta korrigjosh kur ai vjedh e vret , ti vesh gishtin te keqit e jo ti japesh gjysmat e votave te Tiranes nje krimineli minister qe vrau 4 vete ne mes te sheshit ne mes te dites ! Pra e kemi fajen te tere se si thot nje batut nuk ka faj vetem ai qe mban kamzhikun por ka faj dhe ai qe duron e nuk i kthehet.
  • Anizel11:00 - 30 Qershor 2011
    ... eee more Alban, dakord jam me ty..por ata do ta kene ngrysur jeten dhe pastaj i vlen apo si vlen jeta e tyre ..pak rendesi ka, se e kaluan ku dhe si i desh qejfi në kurriz të të tjerëve...megjithatë shpresoj që rinia të marrë frenat në dorë......... respekte
  • Alban Memushi10:55 - 30 Qershor 2011
    (E kapa se kapa hapi syt se jam prapa) kjo gje po ndodh me PS . Per dy vjet PS u mor me hajdutin hap kutit ! Po si ti hapte te shikoj ti c'fare kishte vjedur !? Kutit u dogjen hajduti fitoi. Tani meret me Kolegjin zgjedhor c'fare kerkon vetem rama e di , ore kur hajduti mbrohet me pushtet i ha mutin thot nje batut e popullit. Tani tere populli e di qe ata jane hajdut edhe nderkombtaret e din dhe kolegji e di por c'fare ti bejn, kur hajduti eshte me i fort se Rama !? Prandaj Basha ka per te qene fitimtari se keshtu duan hajdutet se keshtu eshte mesuar shoqeria shqiptare ti komandoj hajduti !. Por nje gje mos te harrojn hajdutet se po afrohet dita dhe per ata i ka dhen shenjat po vijn , po vijn ata nga nje shoqeri tjeter po kethehet rinia . Dhe kur te mblidhen ata ketu jeta e tyre nuk do te vlej me miljone .