Romë, 30 Qershor NOA - Redukton rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, nuk provokon tek konsumatorët e shpeshtë rritje të tensioni apo një rrezik të patologjive kardiovaskulare dhe stimulon tretjen. Konsumi i kafes, me pak fjalë, nuk bën keq.
E rëndësishme është që mos të ekzagjerojmë me diçka të tillë.
Duke pasur parasysh se kafeina është e pranishme dhe tek çaji, në çokollatë dhe tek kola, në një person të shëndetshëm, nuk duhet ti kalojë 300 mg në ditë, të barasvlershme më 4 mg për kilogramë, në peshë.
“Kafeina është një alkaloid, një substancë psikostimuluese, por që nuk krijon varësi. Madje ekziston një tolerancë, ku në konsumatorët e përditshëm efektet janë të “shprehura” më pak se tek konsumatorët e rrallë”, - shpjegon Marcello Tiça, një docent i lirë i Shkencave në Universitetin e Romës.
Në këtë mënyrë, kush nuk ka patologji të veçanta, mund të konsumojë deri në katër filxhanë kafeje në ditë, ndërsa në të kundërt këshillohet që persona që vuajnë nga sëmundje si, ulçra gastriti akut apo sëmundje kronike në veshka, të evitojnë sa më shumë kafen.
r.b/NOA