English

RAI i kushton një reportazh të posaçëm Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA

Tiranë, 30 Qershor 2011 NOA - Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, dëshiron të ndajë me ju gëzimin për jehonën që po i bëhet nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.

RAI – Radio Televizioni Italian i ka kushtuar Agjencisë NOA një reportazh të posaçëm i cili u transmetua këto ditë në rrjetin televiziv italian RAI, përkatësisht në kanalin RAI TRE dhe kanalin RAI MEDITARREAN si dhe në faqen zyrtare RAI.TV.

Programi special erdhi në kuadrin e një turi në Mesdhe që ka ndërmarrë RAI në kuadrin e programit RAI New Media për të parë nga afër zhvillimin e informacionit online, ku në Shqipëri ka zgjedhur Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA.

Reportazhi i dedikuar, u përgatit në Tiranë dhe Durrës nga një grup xhirimi i ardhur enkas në Tiranë, drejtuar nga znj. Maria Buonsanto, përgjegjëse për projektin MediterRaid në rrjetin televiziv Italian RAI.

Grupi i xhirimit vizitoi ambientet e punës së redaksisë së NOA, si dhe intervistoi drejtuesi të saj, anëtarë të Bordit të Etikës, e po ashtu redaktorët përgjegjës të NOA, Albana Qehajaj, Eglantina Nasi, Irma Toptani, Ariola Ymeraj, Rid Bulku, etj.

Grupi i xhirimit realizoi edhe vox pop me qytetarët duke i pyetur ata mbi ndjekjen e agjencisë NOA si dhe mbi zhvillimin e informacionit online në Shqipëri.

Maria Buonsanto, përgjegjëse për projektin MediterRaid në rrjetin televiziv Italian RAI, duke folur me agjencinë NOA tha se turneu i tyre përfshinte rreth 28 vende të Mesdheut, ku disa prej tyre u përjashtuan për shkak të trazirave politike, si Libia, etj.

Një përmbledhje të reportazhit ju mund ta shikoni online tek faqja kryesore e NOA, më poshtë ose në këtë link.

149

KOMENTE