English

Rusia: Bota po arrin 7 miliardë banorë, vetëm Shqipëria po i shton lindjet

Moskë, 30 qershor, NOA - Popullsia e botës po i afrohet shifrës së 7 miliardë banorëve.

Ky lajm është dhënë nga Akademia Ruse e Shkencave, përmes anëtarit të saj, Vasili Zhukov, i cili gjithashtu ka marrë në konsideratë dukurinë e ecurisë pozitive demografike në Shqipëri.

Analiza përkatëse është bërë në Samitin Demografik të Moskës, ku është cituar fakti se në të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë, ka një rënie të normave të lindjes.

Në këtë Samit, siç citojnë mediat ruse, është shtuar gjithashtu edhe fakti se për momentin, situata demografike në botë është zhvilluar nën ndikimin e vështirësive dhe ka qenë në njëfarë mënyre, një përgjigje e kushteve të veçanta socio-ekonomike .

"Përveç Shqipërisë, në vendet e tjera evropiane po zhvillohet kryesisht një politikë e kufizimit të rritjes së popullsisë. Ndërsa qeveritë dhe shoqëria e vendeve të botës së tretë po kërkojnë që ta rritur popullsisë ", tha ai.

Akademia Ruse e Shkencave ka pohuar në këtë Samit përshembull se në Rusi për çdo 100 martesa, ka të paktën 60 divorce.

"Ky tregues tregon statusin e ulët të familjes në vendin tonë", tha shkencëtari Zhukov.

Përveç kësaj, ai sugjeroi edhe disa masa që mund të kontribuojnë në rritjen e popullsisë, në veçanti, promovimi i jetesës së shëndetshme, reduktimi i aksidenteve, siguria e punës, parandalimi i abortit etj.

n.e/NOA

KOMENTE
  • julka19:38 - 30 Qershor 2011
    Kjo do te thot se e krijojm familjen mbi baza te shendosha.
  • Anizel17:04 - 30 Qershor 2011
    Ti moj Rusi mbi ç'baza flet për Shqipërinë,pika të rëntë se lindjet në Shqipëri po te rritin popullsine e botës,nuk shikon andej nga pjellin pa hesap,ne ndonje popullsi super e madhe ,,,uu mortja jallahh...dhe nga ty ato ruset e tua qe i leshojne lart e poshtë,,