Çikago, 30 qershor, NOA – Kongresisti amerikan Eliot Engel gjatë vizitës në Çikago dhe takimit të ngrohtë me shqiptarët ka shpalosur shumë kujtime nga rrugëtimi i tij për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Njeriu me profil të qartë politiko-diplomatik dhe një nga njohësit më të mirë të çështjes shqiptare në Ballkan përmendi një rast kur ish-guvernatori i shtetit të Ilinoisit Rod Bllagojeviç për fushatën e tij të rizgjedhjes në Dhomën e Përfaqësuesve mori një çek prej 500 dollarësh, që më vonë u bë shkak për shumë zhurmë nga komuniteti serb në Çikago.
Serbët me të dëgjuar se Rod Bllagojeviçi i kishte dhënë çekun për fushatën e tij ata njëzëri reaguan zëshëm: “Pse i keni dhënë çek fushate Eliot Engelit, e dini se ai është armiku i popullit serb dhe shtetit të Serbisë?!”.
Në këto reagime, thoshte Engel, ata e dinin se unë jam miku i madh i popullit shqiptar dhe ideator për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Më të dëgjuar për këtë nga goja e Bllagojeviçit në një nga zyrat në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, unë ia ktheva çekun për fushatën time me buzëqeshje e falënderim.
Këto ditë Rod Bllagojeviç, ish-gurvernator i shtetit të Ilinoisit po pret dënimin e Gjykatës së Lartë të Shtetit për disa vepra të rënda korrupsionit gjatë mandatit të tij.
INA/NOA