Budva, 30 qershor 2011 NOA- Bashkëpunimi dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe mes Turqisë dhe Shqipërisë, mund të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të rajonit. Kjo ka qenë deklarata e presidentit të republikës bamir Topi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Dautoglu në kuadër të punimeve të Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore që po zhvillohet në Malin e Zi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme shqiptar, Edmond Haxhinasto. Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në dukje edhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve ekonomike-tregtare mes dy vendeve tona. Presidenti Topi u shpreh se bashkëpunimi dhe niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona mund të shërbejë si shembull edhe për vendet e tjera të rajonit. Ministri i Jashtëm turk, Dautoglu vuri në dukje se forcimi i marrëdhënieve dhe klimës së re që mbizotëron në rajon duhet të konkretizohen me projekte të ndryshme zhvillimi dhe vendimmarrjeje të përbashkët, të paraprirë nga konsultime shumëpalëshe, në mënyrë që të përmbushen të gjitha aspiratat integruese të popujve të Ballkanit. Ministri i Jashtëm turk, Dautoglu ndau të njëjtën pikëpamje me Presidentin Topi lidhur me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e shtetit më të ri dhe shumetnik ballkanik, Kosovës në forumet dhe nismat e përbashkëta rajonale.
a.q/NOA