Vilnius, 30 qershor 2011 NOA- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhet në Vilnius të Lituanisë, e ftuar në Forumin Botëror të nivelit te lartë, me temë “Gratë promovojnë demokracinë: praktikat më të mira.”
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Topalli do të jetë mes grave lidere të Botës, ndër të cilat Pesidentja e Lituanisë, Presidentja e Finlandës, Presidentja e Kirgistanit, Presidentja e Kosovës, Presidentja e Mongolisë, Kryeministrja e Sllovakisë, Kryetarja e Parlamentit të Letonisë, etj.
Zonja Jozefina Topalli do të mbajë fjalimin “Gratë që frymëzojnë botën, të arrira, të pushtetshme, të barabarta.”
Takimi do të nisë sot në Pallatin Presidencial lituanez, ku pritet të jetë e pranishme edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
a.q/NOA