Angli, 30 qershor, NOA - Një burrë që merrej me zbutjen e gjarprinjëve është kafshuar nga një prej kobrave që mbante në shtëpi dhe ka gjetur vdekjen menjëherëshme.
Luka Yeomans, 47 vjeç pësoi një atak në zemër, pak pasi gjarpri gjigant e kish kafshuar dhe i kish injektuar helmin.
Yamons vetëm pak ditë më parë kishte dhënë një intervistë në BBC ku fliste për dashurinë e tij ndaj zvarranikëve. Ai thoshte se pas 30 vitesh që merrej me gjarprinjtë ishte i bindur se ata nuk do ta dëmtonin kurrë atë.
Në foton e fundit që ka dhënë në media, 47-vjeçari duket me një gjarpër gjigant kobra dhe ulet për ta puthur atë në kokë. “Mbreti Kobra” është gjarpri më i madh i këtij lloji dhe Yamnons e mbante atë në shtëpi. Helmi i tij është i mjaftuesëm për të verarë një elefant. Në intervistën, Yamons tha se e ushqente rregullisht gjarprin dhe nuk kishte asnjë rrezik për sulm. Por siguria e tij ishte e tepruar. 47-vjeçari u gjet i vdekur nga policia në dhomën e tij ku ishte dhe gjarpri. Drejtuesit e policisë në Nottinghamshire thanë se kishin marrë një njoftim për incident dje rreth orës 2:00 në një pronë në Eastwood. Trupi i tij u gjet në oborr dhe zvarranikët ishin pas shpinës së tij.
a.k/NOA