Afganistan, 1 korrik,NOA- Një minë tokësore e ka goditur një autobus në pjesën jugore të Afganistanit duke vrarë së paku 18 civilë.
Shefi i policisë i rajonit Nimroz, ku ka ndodhur sulmi, Xhabar Pordeli thotë se së paku 30 persona të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë janë lënduar.
18 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Xhabar ka fajësuar talibanët megjithëse deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
NOA/RFE