English

Ambasadorët e BE lënë porositë dhe mbyllin takimin me Ramën

Tiranë, 1 korrik 2011, NOA- (Update) Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes trojkës së ambasadorëve të Bashkimit Europian në vendin tonë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Nën drejtimin e ambasadorit të BE në vendin tonë Etore Sequi, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, kanë dalë nga selia rozë në heshtje duke mos dhënë asnjë deklaratë.

Vetë Sequi interesit të gazetarëve iu përgjigj duke thënë se përgjigjen kërkojeni nga përfaqësues të partisë Socialiste.

Sakaq mësohet se thelbi i këtij takimi të ketë qenë qëndrimi i kësaj partie pas zgjedhjeve të 8 majit si dhe rruga e mëtejshme e PS-së ndaj rezultatit të dalë për Bashkinë e Tiranës.

Pritet që të jetë vetë selia rozë ajo që do të hedhë dritë lidhur me përmbajtjen e plotë të këtij takimi.

a.y/NOA

KOMENTE