Durrës, 1 korrik 2011, NOA- Një grua e moshës 36 vjeçare është marrë në mbrojtje menjëherë pas denoncimit të bërë në policinë e Durrësit.
Shkak për këtë është bërë denoncimi i bërë nga viktima ndaj të shoqit të saj me iniciale K.L i moshës 38 vjeçare.
Sipas saj i shoqi e dhunonte sistematikisht fizikisht dhe psikologjikisht duke bërë që edhe durimit të saj ti vijë fundi si dhe të gjejë zgjidhje dyert e policisë, e cila sapo u njoh me rastin lëshoi Urdhrin e Menjëhershëm të Mbrojtjes ndaj saj.
a.y/NOA