English

Dy të rinj nga Tirana vetëpunësohen në plazh si vjedhës serial të varëseve të floririt

Durrës, 1 korrik 2011, NOA- Ngjarje e pazakontë, ndoshta e kthyer në epidemi, ose në një kronikë cila ka vijuar për disa kohë por që ka gjetur shpejt fundin.

Bëhet fjalë për dy të rinj nga qyteti i Tiranës të cilët njëri pas tjetrit kanë kryer të njëjtin akt ndaj tre grave, tre raste të ndryshme por me përmbajtje të njëjtë, duke gjetur si punë a ndoshta zbavitje grabitjen ndaj grave kryesisht në moshë, të varëseve të tyre të floririt.

Një grua e moshës 68 vjeçare teksa ka qenë duke ecur në rrugë ka rënë pre e një grabitje të pazakontë, kur një djalë i ri është sulur drejt saj dhe i ka këputur varësen e floriri duke e shtrënguar fort në fyt, për tu larguar më pas me një motorr.

Po të njëjtët autor i kanë marrë me forcë nga qafa varësen e floririt një tjetër gruaje të moshës 45 vjeçare, banuese në Durrës.

Dy autorët janë kapur nga policia e Durrësit gjatë ditës së djeshme pasi i kishin vjedhur po me dhunë varësen e floririt një 43 vjeçareje me iniciale L.B, e cila ka qenë edhe vjedhja e fundit për dy të rinjtë të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë të tipit Skuter.

21 vjeçari Drilon Cenko dhe Eluens Murati 19 vjeç të dy nga qyteti i Tiranës, kanë rënë në duart e policisë gjatë ditës së djeshme në lagjen Nr.13 në lagjen Plazh të Durrësit menjëherë pas vjedhjes së fundit të tyre, atë ndaj 43 vjeçares me iniciale L.B.

Nga ana e policisë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe motoçikleta tip Skuter me të cilën këta shtetas largoheshin me sendet e vjedhura.

Një skenar i përgatitur mirë nga të rinjtë, por që ka dështuar vetëm pas pak kohësh, pasi nga varëset e floririt tashmë ata do të shohin vetëm hekurat e burgut.

Sakaq në vazhdimësi të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Drilon Cenko, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës edhe 382.6 gram lende narkotike, e dyshuar si Canabis Sativa, e paketuar në 99 qese të vogla farmacie, e bërë gati për shitje, si dhe shuma prej 100 000 lekesh.

a.y/NOA

KOMENTE