Vlorë, 1 korrik 2011, NOA- Një vrasje me motive të paqarta ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një person.
Si pasojë e kësaj ngjarje ka mbetur i vrarë një 25 vjeçar në rrugën e quajtur “Rruga e re” e këtij qyteti.
Viktima është identifikuar si Altin Nelaj, ndërsa nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në marrjen e jetës së 25 vjeçarit.
Menjëherë sapo u sinjalizuan për rastin uniformat blu të qytetit u vunë në lëvizje për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë rast të rëndë.
a.y/NOA