Tripoli, 1 korrik 2011 NOA- Lideri libian Muamer Gedafi, duke iu drejtuar popullit nëpërmjet një mesazhi telefonik ka deklaruar se nesh Nato nuk tërheq raketet, atëherë do të përballet me një katastrofë.
“Derisa nuk ndalen sulmet, ne do të vendosim që t`ju trajtojmë në të njëjtën mënyrë”. Do të kryejmë sulme në Evropë, nëse NATO nuk ndërpret fushatën e saj ajrore kundër regjimit të tij në Libi”, ka kërcënuar sot Gedafi.Tubimi pro-qeveritar i së premtes ishte më i madhi në javët e fundit. Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi fletëarrestimet për Gedafin dhe dy zyrtarë te tjerë, për shkak se shtypën kryengritjen, e cila u kthye në luftë civile. a.q/NOA