Tiranë, 1 korrik 2011, NOA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryesocialistit Edi Rama, i cili kishte paditur Prokurorinë e Përgjithshme.
Mësohet se padia e kreut të opozitës ishte bërë pasi Prokuroria e Përgjithshme kishte pushuar çështjen ndaj Kryeministrit Sali Berisha ndaj të cilit Rama kishte ngritur padi për shpifje.
Rrëzimi nga kjo gjykatë u bë pasi Prokuroria e kishte mbyllur çështjen nën argumentin se nuk kishte vepër penale dhe se deklaratat e Kryeministrit Berisha nuk konsiderohen si shpifje.
Në këtë formë Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme duke e pushuar çështjen.
Kërkesa e Ramës ishte bërë për deklaratat e lëshuara nga kreu i qeverisë gjatë vitit 2009 në Parlament.
a.y/NOA