Kavajë, 1 korrik 2011, NOA- 26 vjeçari Besim Balla është vënë në prangat e policisë së Kavajës gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
26 vjeçari me banim në Gosë të këtij qyteti, ishte dënuar edhe më parë për vjedhje u arrestua pasi në qytetin e Kavajës ka kundërshtuar për shkak detyrës punonjësit e policisë dhe pas kontrollit të bërë ndaj tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 gramë bimë ngjyrë jeshile në kafe me karakteristika të ngjashme si ato të lëndës narkotike marijuanë.
Ndaj tij Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë në krye të detyrës.
a.y/NOA