Tiranë, 1 korrik, NOA – Kriza politike dhe situata postzgjedhore do të jetë tema e takimeve që do të zhvillojnë sot në Tiranë një delegacion i Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Dy reporterët e asamblesë së KiE-së janë senatori çek Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco.
Takimi i parë pritet të zhvillohet me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sot në orën 09:00.
Bashkë-raporterët e Komisionit të Monitorimit të AP të KE-së kanë si mision mbledhjen e fakteve për situatën politike që po kalon vendi. Pak ditë më parë Asambleja e KiE miratoi një rezolutë, teksti i së cilës dënonte bojkotin e opozitës dhe kërkonte kthimin e menjëhershëm të saj në Kuvend.
a.k/NOA