Los Anxhelos, 1 Korrik NOA - Aktorja Lindsay Lohan duke nisur nga dita e sotme nuk do të jetë më e dënuar me arrest shtëpiak.
Pasi ka kaluar 35 ditët e dënimit në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, aktorja është rikthyer ditën e sotme në një liri totale.
Autoritetet i kanë hequr byzylykun elektronik që i ishte vënë menjëherë pas dënimit, ku akuza ishte ajo e vjedhjes së një varëse ari në një dyqan argjendarish.
r.b/NOA