English

Lirohet ish kreu i FMN, kamerierja u bë “Pinok”

Nju Jork, 1 korrik 2011 NOA- Kamarierja e Sofitel, hotelit në Times Square, e cila e akuzoi ish kreun e FMN-së, Strauss – Khan për përdhunim ka gënjyer, që në momentin e parë të akuzës. Mbi këtë fakt ligjor, gjykata e Nju Jorkut i ka dhënë liri të plotë ish drejtuesit të lartë të FMN, të cilit madje do t’i kompensohen edhe 1 milion dollarë.

Burimet e cituara nga e përditshmja Nju Jork Times pohuan se 32 vjeçarja nga Guinea kishte gënjyer në momentin kur ,sipas saj, Strauus – Kahn e kishte sulmuar në suitën e tij private kur ajo kishte hyrë të pastronte.

Madje, gruaja tashmë dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale, pas hetimeve për trafik droge dhe mashtrim.

Ky fakt u mbështet edhe në kontrollin e llogarisë bankare të kamerieres, e cila brenda pak kohësh kishte siguruar mbi 100 milionë dollarë, të depozituata në disa vende të Botës.

a.q/NOA

KOMENTE