English

Maqedoni falimentojnë tre gazeta, 150 gazetarë hidhen në rrugë

Shkup, 1 korrik 2011 NPA- Tre gazeta të pavarura të Maqedonisë, pritet të mbyllen të shtunën

“Vreme”, “Shpic” dhe gazeta në gjuhën shqipe “Koha e Re” nesër do të dalin për herë të fundit. Mbyllja e paralajmëruar vjen pasi drejtuesi i tyre, i cili po hetohet për evazion fiskal, ka dështuar të paguajë taksat me kohë.

Menaxhmenti i “Plus Produkcija”, firma e cila i boton gazetat, nuk gjeti mënyrë që ta vazhdojë punën e këtyre gazetave, ndërsa vendimi u është komunikuar edhe të punësuarve dhe redaktorëve të gazetave.

Më shumë se 150 të punësuar do të humbasin vendin e punës pas këtij vendimi.

Llogaria e “Plus Produkcija” është e bllokuar për 1 milionë euro.

Tre gazetat janë pjesë e aferës të ndërlidhura me televizionin “A1”, pronari i së cilit gjendet në paraburgim, në kuadër të operacionit “Merimanga”.

a.q/NOA

KOMENTE