English

Martohet Alberto i Monako-s, në lotë princesha Stefani

Monte Karlo, 1 korrik 2011 NOA- Princi Alberto i Monakos dhe Sharlinë Uajtstok që sot janë burrë e grua. Ish kampionia e notit ka thënë “PO” gjatë ceremonisë së mbajtur në sallën mbretërore në Pallatin Grimaldi.

Sharlinë ka zgjedhur për ceremoninë civile një komplet blu, stiluar nga Chanel, ndërsa dhëndrri ka veshur një kostum të errët me këmishë të bardhë dhe kravatë me ngjyra argjendi. Në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe dy motrat e princit, Karolina dhe Stefani si dhe nipërit e Alberto-s.

Ndërsa për ceremoninë fetare të ditës së shtunë, ish notarja afrikano – jugore do të veshë një krijim të Armanit.

Ceremonia e kësaj të premte u zhvillua në të njëjtën sallë ku 55 vjet me parë, ikona e Hollivudit Grejs Kelli i tha “PO” princit Ranieri i 3-të.

Alberto është djali i vetëm i çiftit Keli – Ranieri.

a.q/ NOA

KOMENTE