Tiranë, 1 Korrik 2011 NOA – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur sonte rezultatet e provimit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2011, për lëndën e Matematikës.
Agjencia e Lajmeve NOA publikon listën e plotë për të gjithë ata që janë të interesuar.
Me notë 4 janë 4.93 perqind
Me note 5 dhe 6 jane 66.19 perqind
Me note 7 dhe 8 jane 19.74 perqind
Me note 9 dhe 10 jane 9.13 perqind
Të gjithë maturantët dhe të interesuarit për rezultatet e provimit të kësaj lënde mund të gjejnë më poshtë nëpërmjet ID personale të maturantit, notën e shkallëzuar si dhe notën zyrtare (të rrumbullakosur) që do të shënohet në Diplomën e re të Maturës.
Në këtë link ju mund të shihni rezultatet për çdo maturant të interesuar
***
Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar sot edhe listën e maturantëve për provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2011, për lëndën e Letërsisë te shkolla “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, testet greqisht.
Burime zyrtare nga MASH i thanë agjencisë NOA se këto teste ishin vonuar për konfirmim që të shpallej rezultati i tyre.
Të gjithë maturantët dhe të interesuarit për rezultatet e provimit të kësaj lënde mund të gjejnë nëpërmjet ID personale të maturantit, notën e shkallëzuar si dhe notën zyrtare (të rrumbullakosur) që do të shënohet në Diplomën e re të Maturës, në linkun e mëposhtëm:
Në këtë link ju mund të shihni listën e plotë me ID e çdo maturanti të kësaj shkolle.
***
Kurse më poshtë Matura 2011, lista e plotë e atyre që kopjuan në provimin e Matematikës