Tiranë, 1 korrik 2011, NOA- Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar takimi mes kryeministrit Berisha dhe raporterëve të Këshillit të Europës Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco i cili ka zgjatur afro një orë.
Takimi me kreun e qeverisë erdhi pas atyre të zhvilluar më herët me kryesocialistin Edi Rama dhe me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Mësohet se ashtu si dhe në dy takimet e mëparshme thelbi i diskutimit ka qenë në situatën paszgjedhore dhe në ngërçin politik që ka përfshirë vendin.
Ndërsa në një prononcim për mediat dhënë më herët raporterët theksuan se ndodhen në Shqipëri për një mision faktmbledhës ndërsa kanë shtuar se po diskutojnë për situatën politike në vend.
a.y/NOA