English

U gjendet drogë, përfundojnë mbas hekurave dy të rinj nga Vlora

Vlorë, 1 korrik 2011, NOA- Dy persona kanë rënë në duart e policisë së Vlorës pasi u është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Rasti i parë është ai i Edmir Jaçes i moshës 20 vjeçare banues në Vlorë, i cili është arrestuar në flagrancë pasi nga kontrolli personal ushtruar ndaj tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi bime narkotike si ajo e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë të përgjithshme 2.3 gram.

Ndërsa rasti i dytë është ai i Gani Shoraj, 27 vjeç, banues në fshatin Kaninë të këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë mesditës së djeshme në lagjen Partizani gjatë kontrollit të automjetit tip “Mitsubishi Pajero” me targa FIM 22631 e drejtuar prej tij u gjet në afërsi të levës së marshit një sasi bime narkotike si ajo e llojit “Cannabis Sattiva” me një peshë totale prej 2.4 gram e cila ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të dy të rinjve i kaluan Prokurorisë së Vlorës të cilët pritet të hetohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

a.y/NOA

KOMENTE