Tiranë, 1 korrik 2011 NOA – Një person ka mbetur i vdekur sonte në mbrëmje pasi u qëllua me armë të ftohtë në një pikë bastesh që ndodhet pranë vendit të quajtur “Oxhaku” në Tiranë. Kurse para pak minutash policia tha se ka kapur autorin e dyshuar të vrasjes.
Burime në vendngjarje i thanë gazetarit të agjencisë NOA se viktima është Artan Këllezi, rreth 33 vjeç me banim në Tiranë, pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Autor i dyshuar i vrasjes është Stilian Korabi, edhe ai banues tek zona e “Oxhakut”, i cili u arrestua jo larg vendngjarjes.
Duke folur për vrasjen e Këllezit, policia hedh dyshimet se ngjarja erdhi në një sherr të çastit te pika e basteve dhe lotarive sportive e cila ndodhet pranë një pallati të ri tek “Oxhaku”.
e.t/NOA