English

Vrasje me thikë në Tiranë, ekzekutohet një burrë tek “Oxhaku”

Tiranë, 1 korrik 2011 NOA – Një person ka mbetur i vdekur sonte në mbrëmje pasi u qëllua me armë të ftohtë në një pikë bastesh që ndodhet pranë vendit të quajtur “Oxhaku” në Tiranë.

Burime në vendngjarje i thanë gazetarit të agjencisë NOA se viktima është Arben Këndezi, rreth 40 vjeç me banim në Tiranë.

Autor i dyshuar i vrasjes është një burrë në moshë të re i cili fill pas krimit u zhduk në drejtim të paditur me një automjet me targa të huaja.

Policia thotë se po bën përpjekje për të identifikuar dhe shtënë në dorë autorin e ekzekutimit që dyshohet se erdhi në një sherr të çastit te pika e basteve dhe lotarive sportive e cila ndodhet pranë një pallati të ri tek “Oxhaku”.

e.t/NOA

KOMENTE