SHBA, 1 Korrik NOA - Të gjithë prindërit mund ta konfirmojnë, por tani ka ardhur dhe prova shkencore.
E qara e fëmijëve në një moshë deri 4 vjeç, është ndër zhurmat më të bezdisshme në botë.
Cilësohet madje dhe shumë më e bezdisshme se sa zhurma e një sharre elektrike që pret një copë druri.
Nju kuriozitet i tillë është bërë i ditur nga një kërkim i publikuar në edicionin online të revistës së specializuar, “Journal of Social Evolutionary and Cultural Psychology”, në të cilin rezultati pohonte se në vendin e parë të zhurmave më të bezdisshme ishte pikërisht e qara e fëmijëve të vegjël.
r.b/NOA