English

Zv.Ministrja Turku inspekton punimet në Qendrën Historike të Shkodrës

Shkodër, 1 korrik 2011, NOA- Zëvendës Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku gjatë ditës së sotme inspektoi fillimin e punimeve të rrugës pedonale në Qendrën Historike të Shkodrës.

Gjatë këtij inspektimi Turku u takua dhjetëra turistë nga Mali i Zi, ku ritheksoi edhe njëherë rëndësinë që ka ky investim për përmirësimin e jetës së komunitetit por edhe të vizitorëve, numri i të cilëve po rritet nga dita në ditë.

një prononcim për mediat ajo u shpreh se, “Pas disa ditësh do të fillojë një projekt i financuar nga Bashkimi Europian me bashkëfinancim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për rehabilitimin e infrastrukturës së rrugës së Gjuhadolit në Qendrën Historike. Ky është njëri prej katër projekteve, që po bashkëfinancohet nga MTKRS në gjithë Shqipërinë, ku përmendim Kalanë e Elbasanit, Kalanë e Beratit dhe Pazarin Karakteristik të Korçës”.

Mësohet se vlera e këtij investimi të cilin e inspektoi zv.Ministrja Turku kap shifrën 30 milionë lekë të reja të dala nga Buxheti i shtetit nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

a.y/NOA

KOMENTE