SHBA, 2 Korrik NOA - Rreth dy vite distancë nga vdekja e Michael Jackson kanë ardhur deklarata të reja të cilat “njollosin” karrierën e mbretit të Pop-it.
Këtë herë ka qenë radha e këngëtarit dhe balerinit, vëllai i Nick të Backstreet Boys.
“Nuk e kam pohuar asnjëherë. Kjo është hera e parë që e kam pranuar se më ka marrë malli për Michael”, - ka thënë ai për revistën OK.
Më pas shtoi: “Më ka dhënë kokainë dhe alkool”, - fjalët e Aaron, që sot është 23-vjeç, por atëherë ishte vetëm 15.
“Kam kaluar një periudhë fantastike me Jackson – vazhdoi ai – me të kam bërë gjëra që nuk mund ti kem përjetuar me asnjë”.
r.b/NOA