English

Berisha: Rrisim pagat e pensionet, jo sfidë FMN-së (VIDEO)

Nën drejtimin e Kryeministri Berisha u zhvillua sot, mbledhja e Këshillit të Ministrave, e cila vendosi për zbatimin e ligjit të parlamentit për buxhetin e shtetit dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Duke e cilësuar këtë mbledhje, si mbledhjen e dytë më të rëndësishme të vitit, kryeministri u shpreh se ky vendim është i pazakontë, në një kohë kur Evropa dhe bota është përfshirë nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare e këtyre tre viteve të fundit.

Berisha tha se me rritjen e rrogave dhe pensioneve nuk shkelet asnjë marrëveshje me FMN. Kurse siguroi se Qeveria shqiptare ka marrëdhënie të shkëlqyera me FMN, BB dhe të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.

Më tej ai tha se pretendimet e opozitës se jemi në prag të katastrofës janë sa të pavërteta, aq edhe të pashpirta. “Të kundërshtosh rritjen e rrogave dhe pensioneve, i mohon vetes autoritetin moral që ka opozita”, - tha kryeministri.

154

KOMENTE