English

Fotot e rralla nga shpërthimi i një autobombe

Tajlandë, 2 korrik, NOA - Fotot e veçanta janë bërë pak orë më parë në Tajlandë, ku një makinë në të cilin ishte vendosur një bombë ka shpërthyer. Ngjarja ka ndodhur në provincën Narathiuat në kufi me Malajzinë. Në foto duket një ekspert i skuadrës anti-minë, i cili i është afruar makinës për të bllokuar sistemin elektrik të saj.

Bomba mendohet se është vënë nga separatistët e Malajzisë. Vendosja e bombave të separatistëve është një metodë e përdorur shpesh gjatë viteve të fundit. Që nga viti 2004, në atentate të tilla në rrugët kryesor të qytetit kanë mbetur 4500 të vrarë.

Pasi u informua për bombën në makinë, forcat e policisë evakuuan zonë. Ndërsa janë përpjekur të çmontojnë detonatorin e saj. Por eksperti nuk ja ka dalë që të gjejë kohën e duhur kur mund të hiqeshin fijet.

Sipas mediave ndërkombëtare, eksperti në fotot, i cili është veshur me anti-plumb ka mbetur i plagosur, por pa rrezik serioz për jetën.

a.k.NOA

KOMENTE