English

Franca regjistron viktimën e parë me E.coli

Paris, 2 korrik, NOA - Autoritetet kanë regjistruar vdekjen e parë nga shpërthimi bakterial E.coli në Francë. Zyrtarët shëndetësorë në Bordeaux, thanë se një grua 78 vjeçe ka vdekur të shtunën në mëngjes.

Ajo ishte shtruar në spitalin ordeaux që nga 24 qershori me sindromin hemolitik uremik- një gjendje e rrallë e veshkave, nga e cila po vuajnë viktimat e prekura rëndë prej shpërthimit bakterial.

Që nga muaji maj, e deri më tani nga bakteri vdekjeprurëse E.Coli kanë vdekur rreth 50 njerëz, kryesisht nga Gjermania.

Më shumë se 4.100 njerëz në Evropë dhe Amerikën veriore janë infektuar.

NO/RFE

KOMENTE