English

Internacionalja Socialiste rezolutë për Shqipërinë: Rama fitoi ndaj Bashës

E shtunë, 2 korrik 2011, NOA – Edi Rama fitoi kundër Lulzim Bashës në zgjedhjet për qeverisjen vendore të Tiranës në 8 maj.

Është ky përfundimi i rezolutës së Këshillit të Internacionales Socialiste, një rezolutë e hartuar për krizën politike në vend, e vështirësuar edhe më tej, post-zgjedhjeve të 8 majit.

IS deklaron se në zgjedhjet e 8 majit, Edi Rama fitoi ndaj Lulzim Bashës, duke apeluar se që demokracia të funksionojë duhet të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme.

Këshilli i Internacionales së Partive Socialiste të mbarë botës, që ka për president, kryeministrin grek Jorgos Papandreu miratoi sot një rezolutë për krizën politike në Shqipëri, duke deklaruar se Kolegji Zgjedhor nuk dha drejtësi në 13 qershor.

Këshilli i Internacionales Socialiste duke iu referuar situatës politike në vend, thekson se vendimi i KQZ-së që shpalli fitues me 93 vota më shumë kandidatin e koalicionit qeveritar “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha kundrejt rivalit të majtë Edi Rama, rrezikoi legjitimitetin e votës së 8 majit pasi shkeli Kodin Zgjedhor.

Internacionalja Socialiste i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që të vërë në vend drejtësinë në datën 6 korrik.

Internacionalja Socialiste thotë në rezolutë se PS nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve administrative të 8 majit për shkak të manipulimit me votat.

mit/NOA

KOMENTE