English

Ish-kreu i FMN Straus- Khan, lirohet me kusht

E shtunë, 2 korrik 2011, NOA- Ish- kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss- Khan ka arritur ti shpëtojë arrestit në shtëpi duke fituar lirinë me kusht.

Ka qenë Gjykata e Manhatanit ajo që ka hequr arrestin shtëpiak për ish drejtuesin e FMN, por atij i është mbajtur pasaporta në mënyrë që të mos lëvizë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa seanca e ardhshme është njoftuar të mbahet më 18 korrik, akuzat ndaj tij janë cilësuar si të pabesueshme, por krahas kësaj çështja vazhdon.

Straus- Khan akuzohet për përdhunimin e një kamariere në New York.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Elida Haruni09:27 - 02 Korrik 2011
    LUFTE PER REZISTENC........GRUSHT SHTETI HENGRI STRAUS -KHAN......ME ESHTE E PABESUESHME SIKURE NJE NJERI NE BOTE JO TE BESOJE QE TO DOMENIK STRTUS KHAN E ARRESTUANE PER ATE PUNEALA TE PYESI NE VETE VETE .....SEMOS PER ATE PUNE E ARRESTUAN .....E PABESUSHME