English

Kate Moss vesh për herë të parë “fustanin e bardhë”

Londër, 2 korrik 2011, NOA – Nën një fustan të bardhë dhe e shoqëruar nga 15 shoqëruese topmodelja britanike Kate Moss është martuar me të dashurin e saj muzikantin rock Jamie Hince, me të cilin është lidhur në vitin 2007.

Topmodelja e famshme ka vënë kurorë për të parën herë në jetën e saj, në një kishë të vogël fshati në Angli.

Pas përfundimit të ceremonisë së dashmës topmodelja 37-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 42-vjeçar, kitarist i grupit britanik Kills, pozuan për fotografët jashtë mjediseve të kishës në fshatin Southrop, që ndodhet në Anglinë Qendrore.

Kate Moss kishte veshur një fustan të bardhë të gjatë të dizenjuar nga miku i saj stilisti britanik John Galliano.

Vajza e saj 8-vjeçare, Lila, ishte mes 15 shoqërueseve të nuses, të veshura të gjitha me fustane në ngjyrë argjendi.

Mediat britanike bëjnë me dije se çifti i ri i të sapomartuarve do të festojnë për tri ditë në një shtëpi të Kate Moss pak më larg fshatit ku u celebruan me kurorë.

mit/NOA

KOMENTE
  • anilaagalliu18:26 - 02 Korrik 2011
    te trashegohet dh ejete te lumtur