English

Klinton: Koha e Gedafit dhe e kërcënimeve ka mbaruar

Madrid, 2 korrik 2011 NOA- Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të një dite më parë, të liderit libian Muamar Gedafi.

‘Në vend që të kërcënojë, siç bëri dje, Gedafi duhet të shqetësohet për mirëqënien e popullit të tij dhe të largohet nga pushteti”, ka deklaruar nga Madridi Klinton.

“Presioni mbi Gedafin po shtohet, ndaj duhet t’i shkojmë kësaj çështje deri në fund dhe ne do ta bëjmë këtë gjë”, ka shtuar Klinton gjatë një konference për shtyp me kryediplomatin spanjoll, Rinidad Jimenez.

a.q/NOA

KOMENTE