Lampeduza, 2 korrik 2011, NOA- Një anije e nisur nga Libia me 214 emigrantë, mes të cilëve 27 gra dhe 11 të mitur, është ndihmuar sot rreth 30 milje larg Lampeduzës nga Roja Kufitare Bregdetare.
Emigrantët të cilët ndodheshin në vështirësi për shkak të kushteve të trazuara të detit, vinin nga vendet Afrikane.
Menjëherë sapo janë sinjalizuar nga Roja Kufitare, ata u ndihmuan dhe u dërguan në Kapiteneri për tu çuar më pas në qendrën e pritjes për emigrantët.
a.y/NOA