English

Limp Bizkit, vjen albumi i ri pas 6 vjetësh

Kalifornia, 2 Korrik NOA - Pas gjashtë vitesh heshtje, pesë albumeve në studio dhe prej më shumë se 30 milionë kopjeve të tyre të shitura, janë rikthyer sërish Limp Bizkit.

Banda e formuar prej Fred Durst, Sam Rivers, Wes Borland dhe John Otto, është shfaqur sërish në skenë me krijimin e albumit të ri të titulluar “Gold Cobra”.

Albumi është paraprirë nga kënga hit e saj “Shotgun”.

Limp Bizkit kanë në program dhe një tur evropian përgjatë sezonit veror, ku më 12 korrik ata do të jenë dhe në vendin tonë fqinj të Italisë.

r.b/NOA

KOMENTE