English

Maqedonia më pak ndihmë nga SHBA, Kosova kryeson me 35 milion më shumë

E shtunë, 2 korrik 2011, NOA- Maqedonia është lënë pak pas dore për sa i përket ndihmës ekonomike të dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Kosova për vitin që vjen parashikohet të marrë ndihmën më të madhe nga vendet e listës me 65.7 milion dollarë, Maqedonisë i janë ndarë vetëm 29 milionë dollarë.

Siç raporton INA, pas Kosovës, radhiten Bosnjë-Hercegovina, Serbia e cila ka përfituar 40 milion, duke humbur 13,5 milionë dollarë më pak se vitin e kaluar, ndërsa pas Serbisë pason Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kroacia.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dërguar në Kongres për miratim planin për ndihmën financiare, e cila do të fokusohen në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të vazhdojë zhvillimi ekonomik.

Lidhur me ndihmën e dhënë për Maqedoninë, ajo do të fokusohet për të ndihmuar profesionalizimin e sistemit gjyqësor, forcimin e institucioneve demokratike konform standardeve të NATO-s dhe BE-së por edhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Sakaq Maqedonia ka ngelur në vendin gati të parafundit sa i përket përfitimit të ndihmës financiare për vitin 2012 nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

a.y/NOA

KOMENTE